Banjat e Benjes, Permet. 2 Dite, Nisja 20, 27 Qershor. Cmimi 53 euro

Code: GBDFVD
2 Dite/ 1 Nate
Category:
  • Permet-thermal-baths-1024×768
  • d2accc2c435eb2ee33dbd527a26d3e3d
  • benja-03

Vizite e qytetit te Permetit, mbremje festive, gatime tradicionale, ecje ne natyre, peisazhe natyrore si ujevara e Sopotit dhe kanionit te Langarices, Plazh ne Benje, dhe shume argetim.

NISJA /KTHIMI Tirane – Permet – Tirane
ORA E NISJES Nisja ne oren 06:00 ne qender te Tiranes.
PERFSHIHEN
Transporti Akomodimi me mengjes dhe darke
Transferta Permet – Benje Guide shoqeruese
NUK PERFSHIHEN 
Dreka
Pijet gjate vakteve te perfshira

 

Dita 1: Vizite ne Kelcyre. Vizite ne Ujevaren e Sopotit. Vizite ne Permet (Mbremje me muzike)
*Nisja ne mengjes pas takimit me guiden, drejt qytetit te Permetit. Ndalese gjate rruges mengjesin dhe vazhdimi udhetimit per ne Permet. Destinacioni i pare qe do te vizitojme do te jete gryka e Kelcyres, per te shijuar panoramen qe te ofron duke shijuar nje kafe buze lumit Vjosa.
Pas vizites ne Kelcyre mberrijme ne Permet, ku akomodohemi ne hotel Alvero 4 Yje ne qender te qytetit. Konsumimi i dreket ne Permet dhe nisemi me pas per ekskursionin  drejt ujevares se Sopotit.
Ujevara e Sopotit eshte një zonë e cila ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që janë ende të paprekura. Ujevara është e vendosur në rrëzë të malit të Nemërçkës. Shtegu ofron pamje të mrekullueshme të pjesës jugore të masivit dhe mbi të gjitha një pamje spektakolare të akullnajës së malit Nemërçkë. Nga Permeti me furgonat e zones do te udhetojme drejt fshatit te gurte karakteristik të Strëmbecit, per te ecuar me pas përgjatë një shtegu të butë malor që kalon mes kullotave të bukura në kontakt të ngushtë me natyrën per te arritur ne ujevaren e Sopotit. (Ekstra pagese 500 lek). Vizite e ujevares dhe kthimi nga i njejtit shteg ne fshatin e Strembecit ku me furgonat e zones kthehemi ne Permet.
Darka ne restorantin e hotelit me gatime tradticionale dhe e organizuar me muzike, per te shijuar sa me shume mbremjen permetare.

Dita 2: Plazh ne Benje. Vizite e kanionit te Langarices.
Pas mengjesit ne hotel, kjo dite do te jete e dedikuar per plazh ne Ujerat termale te Benjes, nje mrekulli e natyres shqiptare.
Transferta me autobuzin e agjensise ne Fshatin Benje dhe me pas kohe e lire per plazh. Ujerat termale te Benjes perbehen nga 6 burime te ndryshme e konvertuar ne 6 vaska natyrale, ku ju mund te shijoni nje dite relaksi plazhi te vecante.
Per pjestaret e grupit qe do deshirojne edhe pak aventure, ne shoqerine e guides do mund te viziojme kanionin e Langarices, nje nder me piktoresket ne Shqiperi per peisazhin e ofruar gjate vizites se tij.
Qendrimi ne Benje deri ne oren 16:30 dhe nisja me per ne Tirane dhe Durres.
Ndalese gjate rruges per pushime dhe mberritja ne darke.

Ne cmim përfshihen:
1. Transporti: Tirane – Permet – Tirane
2. Transferta: Permet – Benje – Permet
3. Akomodimi 1 nate ne hotel Alvero 4 Yje ne qender te Permetit
4. Darka me gatime tradicionale e dites se pare dhe me muzike
5. Mengjesi dite e dyte ne restorantin e hotelit
6. Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit

Ne cmim nuk perfshihen:
1) Drekat gjate diteve te udhetimit
2) pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve
3) Transporti me furgonat e zones ne fshatin e Strëmbecit, 500 lek

——————————————————–
Cmimet e femijeve per akomodim ne dhome me dy ose tre te rritur
Femijet deri ne moshen 12 vjec paguajne 30 euri

 

►►► Njoftim :
Ne baze te kritereve te vendosura deri tani  per mbrojtjen  ndaj  virusit Covid19 dhe parandalimin e tij  klienti duhet  :
– Te kete maska mbrojtese  per  fytyren .
– Doreza mbrojtese per duart .
– Duhet te dezinfektoje duart ne cdo hyrje dhe dalje nga autobusi.
– Duhet te mase temperaturen cdo fillim udhetimit para se te hyje ne automjet.
– Te ruaj distancen  1.5 m ndaj stafit apo klienteve  te tjere gjate hipjes apo zbritjes ne autobus  .
– Sugjerohet qe ulja ne sedilje te behet afer e afer vetem ne rast kur personat jane nga nje familje .
– Te njoftoje  ne kohe reale stafin e kompanise ne momentin qe do te ndieje simptomat  si , lodhje fizike , temperature , kolle e thate , veshtiresi ne frymemarrje , dhimbje ne kraharor , dhimbje trupi , rrufë , fyt i thate , diarre , konfuzion .
( Per cdo informacion te ri  ne vazhdim qe organet qeveritare do te vendosin per masat mbrojtese  nga covid19  klienti do te njoftohet  ne kohe .)

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Banjat e Benjes, Permet. 2 Dite, Nisja 20, 27 Qershor. Cmimi 53 euro”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Price:53.00

Book the tour

Children  × 30.00
 Adult  × 53.00
Total = 106.00

Or

Fill up the form below to tell us what you're looking for