• Placeholder

Athine me autobus, 3 dite 109€/person. Nisja 6 Mars

109

Athine me autobus, 4 dite 109€/person.
Nisjet: 6-8 Mars, 13-15 Mars, 21-23 Mars

Category:

Athine me autobus, 4 dite 109€/person.
Nisjet: 6-8 Mars, 13-15 Mars, 21-23 Mars

DITA 1: TIRANE – ATHINE
Nisja nga Tirana ne oren 00:00 dhe i drejtohemi Athines. Ndalese ne Kanalin e Korinthit per foto. Ndalesa te shkurtra gjate rruges dhe arritja ne hotel. Pasdite e lire.

DITA 2: ATHINE
Mengjesi ne hotel
Pas mengjesit, do te zhvillojme viziten e qytetin ne kembe (WalkingTour) per te pare pikat kryesore qe karakterizojne kete qytet.
Athina nje qytet qe nderthur kaq bukur thesaret klasike dhe jeten moderne, artin, historine dhe filozofine.Viziten do ta fillojme nga Sheshi Syntagma ( qendra e qytetit) dhe do te drejtohemi per ne Acropolis. Gjate rruges do te kemi mundesine te shikojme Parlamentin Helenik dhe Parkun Kombetar. Acropolis, nje domosdoshmeri per t’u pare ne Athine, i vendosur ne koder te ofron pamjen me te bukur te  qytetit. Me strukturen e tij antike perfaqeson djepin e qyteterimit Grek, filozofise dhe artit. Me pas vijojme me Parthenon, struktura kryesore antike e Acropolis, me e famshmja strukture qe mbijetoi nga Greqia antike, e cila u ndertua ne nder te Perendeshes Athena. Vazhdojme viziten drejt Plaka, nje nga vendet me magjepsese, ne rreze te Acropolis eshte ndertuar po ne pjesen e qytetit antik. Sot eshte nje labirinth me rrugica te ngushta te mbushura me ndertesa neo-klasike. Me pas do te kalojme ne Teatrin e Dionisit, i vendosur ne pjesen jugore te Acropolis. Vizita vazhdon me Hadrian’s Arch ( Hakru i Hadrianit), ky hark triumfi u ndertua ne shek. E 2 pas eres sone ne nder te Peradorit Romak Hadrian. Pas ketij simboli triumfi vijojme me Mbretin e Olimpit, Tempullin e Zeusit. Rrenojat e ketij tempulli gjenden ne pjesen juglindore te Acropolit. Tempulli i Zeusit ka qene me i madhi ne epoken e Greqise se Lashte.
Viziten e perfundojme me Muzeun e Acropolit, nje muze ultra modern, i cilesuar si veper arti dhe eshte i ndare ne pese seksione.
Pasdite e lire ne dispozicion

DITA 3: ATHINE – TIRANE
Mengjesi ne hotel. Nisemi drejt Janines per te bere nje vizite te qytetit. Vizite ne Kalane e Janines, shtepine e Ali Pashe Tepelena, shetitje me varke ne liqen dhe kthim per ne Shqiperi

Perfshihen:

  • Transporti me autobus vajtje ardhje
  • Akomodimi me mengjes
  • guide shoqeruese

Nuk perfshihen:

  • Vaktet e tjera
  • Hyrjet ne pikat turistike
  • Shpenzime te tjera