Selected:

Cappadocia - Pamukkale, 7 Dite, Nisja 25 Nentor. Cmimi 299€/person

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email
Share on print

Cappadocia - Pamukkale, 7 Dite, Nisja 25 Nentor. Cmimi 299€/person

Super Tur Anadoll, 7 Dite, Nisja 25 Nentor. Cmimi 299€/person

Vizitat: Stamboll, Ankara, Cappadocia, Konya, Pamukkale, Izmir, Ephesus, Canakkale.

Description

Super Tur Anadoll, 7 Dite, Nisja 25 Nentor. Cmimi 299€/person

Vizitat: Stamboll, Ankara, Cappadocia, Konya, Pamukkale, Izmir, Ephesus, Canakkale.

Programi i detajuar

Dita e Parë : Nisja nga Tirana në oren 20.00 te darkes te nje dite me pare dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Ndalese e shkurter ne hyrje te qytetit dhe vazhdim I rruges drejt Stambollit. Vizite ne akuariumin e qytetit Florya, me I madhi ne rajon. Akomodimi ne hotel, mbremje e lire.

Dita e Dyte: Pas mengjesit ne hotel, fillojme viziten tone me udhetimin me anije ne ngushticen e Bosforit, per te vizituar anen Europiane dhe anen Aziatike te Stambollit me guide ne gjuhen shqipe. Me pas Vizitë panoramike në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, Sarajet e Sulltanit. Pasdite vizite ne pazarin e vjeter te qytetit. Gjate darkes organizim me muzike (Nata Turke)

Dita e Trete: Pas mengjesit ne hotel heret ne mengjes nisemi drejt kryeqytetit te Ankara ku do te vizitojme Mauzoleumin e babait te turqve Ataturk, Xhamine Kocatepe etj
Me pas I drejtohemi Cappadocia. Mberritja ne Cappadochia ne darke, akomodimi ne hotel

Dita e Katert: Pas mengjesit ne hotel dhe check out nga hoteli nisemi drejt qendres se qytetit ku do te vizitojme muzeun e hapur Goreme dhe parkun kombetar. Vizitat tona I vazhdojme drejt qyteteve nentokesore Kaymakli dhe Derinkuyu, vizite ne Urchisar dhe lugina Devrent. Dreke e lire dhe pas drake nisemi drejt Konya. Mberritja ne Konya ne darke, akomodimi ne hotel.

Dita e Peste: Pas mengjesit ne hotel nisim viziten tone me nje vizite panoramike me autobus ne qytetin e Konya aty ku pati fillimet e veta edhe Sulltanati. Pas kesaj vizite nisemi drejt Pamukkale ku do te vizitojme ujrat termale e quajtur edhe ndryshe Keshtjella e Pambukte. Me pas I drejtohemi qytetit te Izmirit ku mendohet te mberrijme naten vone. Akomodimi ne hotel

Dita e Gjashte: Pas mengjesit ne hotel vizite nen kujdesin e guides per te vizituar atraksionet kryesore te qytetit si Sheshi Gunogdu, Kulla e sahatit, Xhamia Hisar etj. Me pas I drejtohemi Ephesus (Efes), nje nga qytetet me te lashte greke, sot nje nga vendet me te vizituar te pelegrinazhit per shkak edhe te shtepise se Shen Marise e cila jetoi ketu pas lindjes se Krishtit. Vizite ne biblioteken e Ephesus. Me pas vazhdojme udhetimin ton drejt Canakkale. Akomodimi ne hotel.

Dita e Shtate: Pas mengjesit ne hotel, vizite e qytetit, Statuja Trojane, kulla e sahatit, Kalaja Cimenlik, muzeu I luftes. Me pas I drejtohemi Shqiperise ku mendohet te jemi ne Tirane ne darke vone.

Ne cmim perfshihet:
🚎Transporti me autobus vajtje ardhje
🏨Akomodimi ne Hotel, 2 Nete ne Stamboll, 1 Nate ne Cappadocia, 1 Nate ne Konya, 1 nate ne Izmir, 1 nate ne Canakkale
🥘Mengjeset per te gjitha ditet e qendrimit
🕍Vizitat sipas programit
🎤Guide shqiptare gjate gjithe udhetimit.

Politikat e femijeve
🍼0-2 vjec falas
🐶2-5.9 vjec 120 euro (akomodim ne dhome bashke me dy te rritur)
🐞6-11.9 vjec 239 euro (akomodim ne dhome bashke me dy te rritur)

Dhome single (Hotel 4* +100 euro shtese)

Tarifat e hyrjeve ne muze dhe aktivitetet e tjera (jo me detyrim)
* Hyrja ne muzeun e luftes dhe kalaja Cimenlik Canakkale (te dyja 2 euro)
* Hyrja ne qytetin e vjeter te Trojes Canakkale (rreth 5 euro)
* Hyrja ne Pamukkale (rreth 5 euro)
* Hyrja ne Ephesus 40 turkish lira (rreth 9 euro)
* Shtepia e Shen Marise 25 turkish lira Ephesus (rreth 6 euro)
* Shen Sofia, Stamboll 60 turkish lira (rreth 10 euro)
* Sarajet e Sulltanit, Stamboll 60 turkish lira (rreth 10 euro)
* Akuariumi, Stamboll 15 euro
* Turkish night – Harem 30 euro (ne cmim perfshihen transport nga hoteli ne anije, Lundrim me anijen Pereme 4 ore gjate darkes, darka me pije pa limit, show me valle dhe kercime tradicionale turke, kohe e lire per kercim)

Shenim:
* Pasaporta juaj per te hyre ne token turke duhet te jete e vlefshme 6 muaj para skadimit. (shume e rendesishme)
* Per te bere rezervimin duhet te behet 30% e shumes totale dhe pjesa e mbetur te mbyllet 10 dite para nisjes.
* Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia doganore per problematike pasaportash dhe nuk behet kthim pagese ne rast kthimi. * Turi realizohet per minimum 25 persona (ne rast te mos plotesimit te numrit te personave agjensia ka te drejte te kanceloje 3 dite para dhe te beje kthimin e plote te pageses se paguar nga ana e klientit.
* Ne rast kancelimi nga ana e klienteve (kur kancelimi eshte 10 dite para nisjes mbahet shuma e paguar 30% dhe ne rast kancelimi brenda 10 diteshit te fundit pagesa eshte e pakthyeshme).

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Cappadocia – Pamukkale, 7 Dite, Nisja 25 Nentor. Cmimi 299€/person”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Menu
×
×

Cart