Selected:

Dubrovnik - Hotel Grand Park 4*, 28 - 30 Nentor, 3 Dite, 99€/person

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email
Share on print

Dubrovnik - Hotel Grand Park 4*, 28 - 30 Nentor, 3 Dite, 99€/person

Dubrovnik – Hotel Grand Park 4*, 28 – 30 Nentor, 3 Dite, 99€/person

Description

GRAND HOTEL PARK 4*
🚌 28 – 30 Nentor, 3 Dite, 99€/person
🌊 PISHINE e brendshme dhe SAUNA e perfshire ne cmim

VIZITE NE DUBROVNIK, BUDVA DHE KOTOR

Programi i detajuar

Dita e Parë: Nisja në oren 06:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi, ku ndalesa jonë e parë do jete qyteti magjeps të Kotorrit, me arkitekturen e tij te vecante veneciane dhe kështjellen qindravjecare Ilire. Vizitë e shkurtër e qytetit. Mbasi kemi vizituar Kotorrin i drejtohemi Portit të Sheikve (marre nofkën pas Fondit të Investimit të Dubait) në Qytetin e Tivatit, duke shijuar perendim në portin e yachteve. Vazhdon udhëtimi për në Herceg Novi, Sistemimi në Hotel. Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Dubrovnik. Vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pasdite vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa qendra tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Darka në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Rreth orës 08:00 nisja për në Shqipëri. Kalimi me traget nga Gjiri i Kotorrit. Gjatë rrugës ndalohet për vizitë rreth 2 orë në qytetin e Budvës ku do njihemi me historinë që mbartin muraja mesjetare e qytetit të vjetër, Citadela, Statuja e Valltares si dhe Marina e Yachteve e qytetit. Me pas vazhdojme udhëtimin në Plazhet e Sutomores dhe Ndalesa tjetër për drekë do të jetë në portin e Qytetit të Tivarit, njohur ndryshe si qyteti me më shumë ditë me diell i Malit të Zi. Vazhdon udhëtimi për në Shqipëri.

Ne cmim Perfshihet
▶️ Transport vajtje ardhje me autobus
▶️ Akomodimi ne hotel per 2 nete
▶️ Mengjeset dhe darkat open buffet
▶️ Guide shoqeruese ne gjuhen shqipe
▶️ Perdorimi i pishines dhe sauna
▶️ Taksa e qytetit e perfshire ne cmim

Politikat e femijeve
0-2 vjec falas
2-11.9 vjec 59 (akomodim ne dhome bashke me dy te rritur)

Dhome single (Hotel 4* +35 shtese)

Shenim:

* Per te bere rezervimin duhet te behet 30% e shumes totale dhe pjesa e mbetur te mbyllet 10 dite para nisjes.
* Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia doganore per problematike pasaportash dhe nuk behet kthim pagese ne rast kthimi.
* Turi realizohet per minimum 25 persona (ne rast te mos plotesimit te numrit te personave agjensia ka te drejte te kanceloje 5 dite para dhe te beje kthimin e plote te pageses se paguar nga ana e klientit.
* Ne rast kancelimi nga ana e klienteve (kur kancelimi eshte 10 dite para nisjes mbahet shuma e paguar 30% dhe ne rast kancelimi brenda 10 diteshit te fundit pagesa eshte e pakthyeshme).

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Dubrovnik – Hotel Grand Park 4*, 28 – 30 Nentor, 3 Dite, 99€/person”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Menu
×
×

Cart