• Placeholder

Festat e Marsit ne Beograd dhe Sarajevë, 4 Ditë €139, Nisja 6 dhe 13 Mars

139

Festat e Marsit ne Beograd dhe Sarajevë, 4 Ditë €139 Nisje 6 dhe 12 Mars

Category:

Festat e Marsit ne Beograd dhe Sarajevë, 4 Ditë €139, Nisja 6 dhe 13 Mars

Dita e Parë: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mberritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Darkë në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor “Kneza Millosha”, Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe “Bllokun” e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve “Skadarska Ulica”. Darkë në hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë “New Born”, bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.

Me Shume Detaje: Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje – ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
2. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe 2 Darka.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shenim:
* Per te bere rezervimin duhet te behet 30% e shumes totale dhe pjesa e mbetur te mbyllet 10 dite para nisjes.
* Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia doganore per problematike pasaportash dhe nuk behet kthim pagese ne rast kthimi.
* Turi realizohet per minimum 25 persona (ne rast te mos plotesimit te numrit te personave agjensia ka te drejte te kanceloje 5 dite para dhe te beje kthimin e plote te pageses se paguar nga ana e klientit.
* Ne rast kancelimi nga ana e klienteve (kur kancelimi eshte 10 dite para nisjes mbahet shuma e paguar 30% dhe ne rast kancelimi brenda 10 diteshit te fundit pagesa eshte e pakthyeshme).