Selected:

Rome - Firenze - Pisa me avion, 4 Dite, 395€/person. Nisja 28 Nentor

395.00

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp
Share on skype
Share on email
Share on print

Rome - Firenze - Pisa me avion, 4 Dite, 395€/person. Nisja 28 Nentor

Rome – Firenze – Pisa me avion, 4 Dite, 395€/person. Nisja 28 Nentor

395.00

Description

Dita 1: Tirane – Rome

Fluturimi mengjes heret me Air Albania per ne Rome.

Mberritja ne Airportin e Romes, pritja nga partneret tane dhe transferta per ne Hotel.
Pas mengjesit ne menyre individuale do te vazhdojme turin e Romes.

10:00 – 13:00 – City Tour me Guide Lokale

Ne turin e Romes do kemi mundesi te vizitojme ne menyre panoramike ME AUTOBUS DHE ME KEMBE. Sheshin Quirinar dhe Pallatin Presidencial, Piacen Venezia me Kullen “Vittoriano”. Sheshi i Capitolit, nje thesar unik i historise dhe artit, ku artitektura e shquar e Michelangelos gershetohet me Kryeveprat Romake. Sheshi i Romes mbetet vendi arkeologjik me mahnites ne bote. Vizite e Koloseut do te jete nje moment i paharrueshem per qendrimin tuaj ne Rome, Ai eshte monumenti me i famshem i ndertuar ndonjehere, i cili simbolizon ne vetvete magjine dhe perjetesine e Romes. Do te vazhdojme viziten ne Kishen e St. Paul ne te cilen ndodhet edhe varri i ketij apostulli. Parkun e Villes Borgjeze, Piacen Navona, Pantheonin, Piacen Colonna, Kolonat e Marko Aurelios, Shatervanin e famshem Trevi. Dreka do te jete e fakultative, ku nuk do te mungoje edhe sugjerimi i guides tone.

Mbasdite e lire per te shijuar atmosferen e qytetit.

Akomodimi ne hotel.


Dita 2: Rome – Firence – Pisa

Mengjesi ne hotel.

Transferta per ne qytetin e Firence’s ku do te zhvillojme nje city tour te qytetit me Guide Lokale.
Atraksionet qe mund te vizitohen: Piazza della signoria. Qendra e qytetit të vjetër është Piazza della Signoria (Sheshi i zotërisë). Në këtë vend para Palazzo Vecchio fillimisht u ngrit statuja e Davidit nga Michelangelo Buonarroti, e cila u zhvendos nga një kopje në Accademia delle Arti del Disegno.
Ponte Vecchio eshte nje nga simbolet ne qytetin e Fierences. Me pamjet e mrekullueshme mbi lumin Arno, Ponte Vecchio është një vend shumë romantik në Firence. Nëse shëtit në Ponte Vecchio, kur të gjitha kanatet e drunjta të dyqaneve janë të mbyllura, të krijohet imazhi i një valixheje me kapake prej druri, që e bën shëtitjen  edhe më të veçantë.
Piazza Michelangelo ndodhet ne nje shesh te madh dhe ka nje pamje panoramike te qytetit te Fierences.

Mbas vizites se Firences transferta per ne Pisa ku do te akomodohemi ne hotel.


Dita 3: Pisa – Rome

Mengjesi ne hotel.

Nje vizite e shkurter e Pisa ku natyrisht nuk do te mungojne edhe fotot ne atraksionin me te fotografuar ne bote “Torre de Pizza”. Kulla ndodhet  prapa Katedrales së Pizës dhe është struktura e tretë më e vjetër në Sheshin e Katedrales se qytetit (Piazza del Duomo), pas katedrales dhe Pagëzimit të Pizës.
Kulla e Pizes anon nga jugperëndimi dhe thuhet se pesha e saj është rreth 16 mijë ton.

Mbas vizites se Pises vazhdojme turin drejt Romes me autobus komod.
Mbasdite do te shijojme turin e Vatikanit qe eshte simboli i fese kristiane.
Ne vazhdim do kemi mundesi te vizitojme Muzeun e Vatikanit. Gjate vizites ne Muzeun e Vatikanit do te mahniteni me: Hollin e Pio-Clementino, i mbushur me Kryevepra Romake si: Laoccoon ose Torso dhe Apollo Belvedere, Galeria Candelabra, Galeria e bukur Tapestry, Galerine e Hartave dhe mbi te gjitha Faltoren Sistine ku emerohet Papa, si edhe Gjykimin e Fundit nga Michelangelo. Dreka do te jete fakultative ku sugjerimi i guides do te jete i pranishem.

Akomodimi ne Hotel.


Dita 4: Rome – Tirane

Nisje heret ne mengjes per kthimin ne Tirane.

 

Te Perfshira:

  • Fluturimi Tirane – Rome – Tirane me Air Albania
  • Akomodimi 2 Nete ne Rome ne hotel Roma Sud 3* dhe 1 Nate ne Pisa me mengjes te perfshire
  • Transfertat si ne program
  • City Tour ne Rome me guide lokale
  • City Tour ne Firence me Guide lokale
  • City tour ne Pisa
  • Guide shoqeruese profesionale

Te Pa Perfshira:

  • Drekat dhe Darkat
  • Vatikan Tour extra pagese
  • Hyrjet ne atraksionet me extra pagese
  • Taksat turistike
  • Cdo gje tjeter qe nuk eshte permendur ne seksionin te perfshira

Cmimet per person (EUR):

  • Double: 395euro/p
  • Infant (0-1.99): pa pagese
  • Child (2-11.99): 355

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Rome – Firenze – Pisa me avion, 4 Dite, 395€/person. Nisja 28 Nentor”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Menu
×
×

Cart